![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ish-banorja e Big Brother në Itali, Monica Sirianni, ka humbur jetën papritur.
Ylli 37-vjeçar ishte në një lokal nate me miqtë e saj në Sauveria Mannelli kur u sëmur dhe u rrëzua në tokë.
Mjekët shkuan në vendngjarje dhe u përpoqën ta mbanin në jetë, por Monica Sirianni nuk mbijetoi dot. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe u shpall e vdekur.
37-vjeçarja ka qenë pjesë e Big Brother Vip në Itali, por u përjashtua nga spektali pas rreth një muaj pjesë e shtëpisë. Pas kësaj ajo u largua nga karriera televizive.
Shfaq Komentet (0)