BLUETOOTH

‘Çfarë porosie i dhe?’ Arbër Hajdari zbulon bisedën me Luizin në prapaskenë

20:37 - 11.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari, ka folur në lidhje me dinamikat e edicionit të dytë.




Ai ka treguar se me Luizin është takuar disa herë edhe në ambientet e “Top Channel”, ndërsa moderatorja Bieta Sulo nuk ka ngururar ta ngacmojë se për çfarë biseduan në prapaskenë.

Arbër Hajdari: Me Luizin jam takuar disa herë, edhe te festa edhe më pas.

Bieta Sulo: Lëre disa herë, ja se ua them unë teleshikuesve. Tani që po hyni në studio, në backstage, aty 10 minuta me Luizin. I dhe ndonjë porosi apo të dha ndonjë porosi?

Arbër Hajdari: Jo ishte një vijim i një bisede, që kemi fol edhe disa ditë më përpara. Sigurisht se edhe Luizi, si banorët e tjerë më përpara, ka kuptuar që brenda këtij programi nuk ka asgjë personale, thjesht për veprime të ndryshme kemi ndarë mendime të ndryshme. Kjo është e bukura e atij programi, që pavarësisht se ndajmë mendime të ndryshme, jetojmë në harmoni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.