BLUETOOTH

“Do i bjerë fama shumë shpejt”/ Ermal Mamaqi bën deklaratën e papritur për Luizin: Ka një afat skadence, kur të fillojë…

09:47 - 12.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ermal Mamaqi ka bërë së fundmi një deklaratë të papritur për fituesin e edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejllin.




Teksa ishte i ftuar në Top Albania Radio, aktori i humorit u shpreh se personaazhet të cilët hyjnë në këtë format janë persona që nuk kanë asgjë për të humbur, ndërsa theksoi se fama e tij do të zbehet shumë shpejt me nisjen e edicionit të ri Big Brother VIP 3.

“Është fenomeni i momentit dhe është e drejtë të jetë sepse është futur ALL In aty. Me sa kemi parë në 100 BB që kanë ikur, ka një afat shumë të shkurtër skandence pasi mbaron BB, pa paragjykuar duket se fama e tyre mbaron me spektaklin, megjithatë jehona vijon edhe ca kohë.

Kush më thonë ëoë shiko sa i/e mirë, kam një pyetje: Ku ishin para BB, pse nuk kishin bërë hajër? Pse gjithë kjo epidemi, pse këto vlera të proklamuara dhe benefite. Është efekt i formatit, të cilin e fitojnë ata që nuk kanë asgjë për të humbur. Kush ka një listë të gjatë me gjëra për të bërë nuk gjen kohën të futet brenda. Të futem unë aty humb lekë për çdo ditë që jam aty.

Është e mbivlerësuar e gjitha dhe do bjerë efekti shumë shpejt sepse do nisë një tjetër BB e do merremi me personazhe të tjerë”- deklaroi Mamamqi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.