Kryesore

Dhurata e Vatikanit, Samarxhi për Panorama TV: Kemi dhënë vlera në historinë e krishtërimit! Gjeneza jonë nxori bijën më të madhe të botës, Nënë Terezën

20:53 - 13.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari, Ferdinand Samarxhi në një intervistë për Panorama TV ka folur në lidhje me dhurimin e përmendores së Shën Mikelit nga Vatikani për Shqipërinë, ku tha se kjo është një dhuratë e madhe për Kombin tonë në shenjë mirënjohje.




Samarxhi tha se kombi shqiptar ka dhënë vlera të mëdha në historinë e krishterimit, dhe se dhurata e përmendores është dhe një shenjë vlerësimi që ka ati i shenjtë, pasi Vatikani ka parasysh historinë e Shqipërisë e cila në gjenezën e saj nxori bijën më të madhe të botës, nënë Terezën.

Pjesë nga intervista:

Dhurimi i përmendores, çfarë rëndësie ka?

Ky është një dhuratë e madhe që iu dhurua kombit tonë në shenjë mirënjohje, pasi e ka përzemërt kombin tonë. Një komb që qëkur e përfaqësoi besimin e tij, në gjenezën tonë erdhi një nga apostujt kryesor të kishës. Ky përqafim si një nga popujt e parë të botës, është një motiv i madh që sot kombet e tjerë nuk e kanë. Një kleratë e tërë njerëzish që e dashuruan zotin, u vranë dhe asnjëherë nuk e tradhtuan dashurinë që ata e përfaqësuan.

Kjo dhuratë vjen në shenjë vlerësimi?

Kjo është një përulje e respekt i jashtëzakonshëm për kombin tonë. Në botë ka shumë popuj e vende, ndërsa ne jemi me fat që na kanë vizituar dy herë dy papa në një kohë të shkurtër. Është një dashuri e madhe që ka treguar selia e shenjtë për kombin tonë, karshi njerëzit që nuk e mohuan kurrë zoti. Ka mirënjohje të thellë vetë ati i shenjtë. Vetë ati i shenjtë që kërkon të vlerësojë popullin tonë, pasi Vatikani ka parasysh historinë tonë. Vetë krishterimi mësoi nga populli ynë, historinë e Skënderbeut. I dhamë atletin që mbrojti gjithë Ballkanin, kemi dhënë vlera në historinë e krishterimit.

Gjeneza jonë nxori bijën më të madhe të botës, nënë Terezën dhe kjo e fundit u shenjtërua në një kohë të shkurtër për hir të historisë së këtij kombit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.