BLUETOOTH

Veshur në të zezë, Charlize Theron sfilon në Romë për premierën e “Fast X”. Me të edhe Vin Diesel!

14:23 - 15.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Charlize Theron ka sfiluar në tapetin e kuq pranë Koloseut në Romë, në kuadër të premierës botërore të “Fast X”, filmin e dhjetë nga saga “Fast & Furious” që do të shfaqet në 18 maj.




Ka sfiluar në tapet të kuq përballë Koloseut bashkë me protagonistët e tjerë të filmit, mes të cilëve Vin Diesel dhe Helen Mirren – që si zakonisht i ka mahnitur  të gjithë.

Theron mbante veshur një fustan të zi, rrjet dhe të hapur. Siç shkruajnë mediet italiane ajo rikthehet në Romë pas një viti, pas xhirimeve të serialit të Netflix “The Old Guard 2”  së bashku me Uma Thurman. Ndonëse është pyetur nga mediet aktorja nuk është prononcuar për situatën e saj sentimentale. Mirëpo prej një viti në portalet rozë amerikane, thuhet se është në një marrëdhënie dashurie me modelin kanadez Aubry, ish të dashurin e Halle Berry. Edhe pse janë faktet reale që mungojnë.

Nga ana tjetër, prej 2015-ës aktorja afrikano-jugore, është ndarë me Sean Penn dhe ka dy fëmijë të birësuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.