BLUETOOTH

“E donin për interes”/ Habit Kristi: Më vinte gjynah për Luizin

12:27 - 17.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Finalisti i “Big Brother Vip”, Kristi Aliaj është shprehur se Luiz Ejlli e meritonte fitoren.




Teksa analizoi lojën e këngëtarit, u shpreh se Luizi i vuri të gjitha karta në tavolinë dhe ishte përgatitur shumë për këtë spektakël pasi ishte shansi i tij i fundit.

I ftuar në “Wake Up”, theksoi se i vinte keq për Luizin pasi të gjithë banorët e rinj që hynin brenda e donin për interes.

Pjesë nga biseda

Mendon që Luizi e meritonte fitoren?

Kristi Aliaj: Po.

Për çfarë arsye?

Kristi Aliaj: Luizi e meritonte fitoren vetëm për një arsye dhe këtë e them si belg, ishte përgatitur shumë. E kishte kuptuar situatën që mund të krijohej aty. Kishte nevojë. Ishte shansi i fundit i atij. Po të dështonte këtu do ishte në një pozitë shumë të rëndë. I vuri të gjitha kartat në tavolinë, nuk mbajti asgjë ai.

A pati ndonjë moment që banorët e tjerë u dorëzuan para Luizit?

Kristi Aliaj: U dorëzuan të gjithë. Edhe unë kisha momente dorëzimi në tentativë. Unë e kuptova çfarë impakti kishte jashtë. Unë e kuptoja tek banorët se si i përuleshin. Dinin gjëra që nuk i thoshin. I komunikonin në mënyrë indirekte. Të gjithë ishin vetëm për interes dhe asgjë tjetër. Më vinte gjynah për Luizin se e trajtonin në një mënyrë të tillë. Kurse unë me atë isha më i vërtetë, nuk shikoja interes te ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.