![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
“Jam e sigurt në Serbi sepse s’ka shqipe”. Kjo është deklarata virale e Zhaklin Lekatarit, e cila është cilësuar si antishqiptare nga shumë persona dhe të shumtë janë ata të cilët kanë shpërthyer kundrejt ish-opinionistes së Big Brother Vip.
Edhe figurat e njohur të ekranit nuk kanë qëndruar pa reaguar lidhur me këtë deklaratë të Lektarit. Së fundmi ka qenë këngëtarja Besa Luma, e cila ka ripostuar në Instagram foton e Zhaklinës nga Serbia, duke shkruar me ironi: Aty rri Zhaku dhe mos harro, merre me veten Cecen e sille në Himarë.
Gjithashtu, edhe moderatorja Fjoralba Ponari s’ka qëndruar pa u përfshirë duke e cilësuar si çnjerëzore këtë koment të Zhakut.
“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore. Një kujtesë e vogël, vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10000 bije nënash, e përdhunuar mbi 20000 të tjera”, shkruan Fjoralba.
Ajo ka marrë një replikë edhe nga opinionistja e BBV2 e cila ia kthen: Pse nuk bërë asgjë kundër turmës shtazarake që më përdhunoi virtualisht për pesë muaj? Ku ishin statuset e tua?
Edhe për këtë koment të Zhakut Ponari ka pasur një përgjigje duke i thënë se ka qenë aty gjithmonë dhe asnjëherë nuk e ka përkrahur dhunën të asnjë forme.