BLUETOOTH

Mediat italiane raportuan se ai kishte ndërruar jetë, reagon i revoltuar Kledi Kadiu

13:44 - 27.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Së fundmi disa media italiane kanë raportuar lajmin se balerini i  njohur shqiptar, Kledi Kadiu ka ndërruar jetë, duke shqetësuar fansat e tij, miqtë dhe familjarët.




Balerini i njohur i ka lexuar këto lajme dhe ka vendosur që të reagojë përmes disa postimeve në “Instastory”.

Mediat shkruajnë se ai ka pësuar infarkt duke e bërë atë pa shpresa për jetën.

“Lamtumir Kledi Kadiu,një infarkt  në  zemër :balerini  i famshëm ka ikur, ska më shpresë për të”- shkruhet në lajmin e postuar.

Sakaq balerini   i njohur ka postuar disa video po në “Instastory”, ku qetëson të gjithë ndjekësit dhe jo vetëm që është shumë mirë.

“Po e bëj këtë story për të gjithë njerëzi, miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit, për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë. Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo gjë është e trishtë. Por unë jam shumë mirë.

Shkrimi në fjalë nuk është kush e di se çfarë, por janë titujt për të rënë në kurth për të marrë klikime”, shprehet balerini i njohur.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.