AKTUALITET

Tensionet në Veri/ Kurti takon ambasadorët e QUINT-it dhe BE: U dhunuan dhe policë të Kosovës dhe gazetarë

21:18 - 29.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ambasadorët e Quintit dhe të BE-së. Përmes një postimi në facebook ai thotë se shpreh shqetësimin për dhunën dhe dënoi sulmet kundër policisë së Kosvoës, KFOR dhe gazetarëve.




“Grafitet e ultranacionalistëve serbë në makinat e NATO-s kujtojnë kohët e errëta të Kosovës” shkruan Kurti në një postim në tëitter duke shtuar se “Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”

Edhe ambasadori Hovenier, së bashku me diplomatët kryesor perëndimorë u takua pasdite me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar situatën në veri.

Ai ritheksoi shqetësimin për zhvillimet në zonë dhe nevojën për të ulur tensionet, ndërsa tha se i është kërkuar kryeministrit Kurti të marra hapa për të siguruar shtensionimin.

“SHBA dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, duke përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër trupave të KFOR që kërkojnë të ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.