LAJMI I FUNDIT

Pse njerëzit anojnë drejt kur puthen?

20:44 - 01.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

A përkuleni majtas apo djathtas kur jeni duke tentuar të puthni? Epo, nëse anoni majtas ju jeni në pakicë sipas shkencëtarëve.




Një studim nga një ekip ndërkombëtar i psikologëve dhe neuroshkencëtarëve sugjeron se njerëzit janë të prirur të favorizojnë animin në të djathtë ndërsa puthin një partner romantik.

Duke u bazuar në kërkimet e mëparshme mbi të njëjtën temë, një punim akademik i botuar në revistën Scientific Reports, është studimi i parë në botë që tregon se marrësit e puthjeve kanë një tendencë për të përputhur me drejtimin e prirjes së kokës së partnerëve të tyre.

Ekipi hulumtues ftoi 48 çifte që të putheshin privatisht në shtëpitë e tyre dhe pasi u puthën atyre iu kërkua të shkonin në dhoma të ndryshme, të hapnin një zarf dhe më pas të raportonin për aspekte të ndryshme të puthjes pavarësisht nga secili partner. Rezultatet e tyre treguan një paragjykim për të kthyer kokat në të djathtë kur putheshin si për iniciuesin ashtu edhe për marrësin e puthjes, dhe gjithashtu se meshkujt kishin rreth 15 herë më shumë gjasa se femrat të nisnin puthjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.