BLUETOOTH

VIDEO/ Fansat e bindur se Vivien dhe Getinjo janë rikthyer bashkë. Ish-banorja shfaqet në Ferizaj me nënën e reperit

14:54 - 02.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se nuk ka më dyshime për rikthimin e Getinjos dhe Vivien vetëm disa javë pasi ata konfirmuan ndarjen e tyre.




Dyshja të cilët u njohën brenda “Big Brother VIP Kosova” nisën një romancë të cilën e vazhduan dhe jashtë shtëpisë, disa ditë më parë janë kapur bashkë në një lokal në Ferizaj dhe që atëhërë po përfliten se dyshja janë rikthyer sërish. (Kliko këtu).

E së fundmi në TikTok po qarkullon një tjetër video e cila konfirmon se çifti janë bashkë. Vivien shihet sërish në Ferizaj por kësaj here ajo shfaqet me të ëmën e reperit duke bërë pazar.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e dyshes që tregojnë se atai kanë dhënë dhe një tjetër shans lidhjes.

Kujtojmë se ishte Vivien e para që konfirmoi ndarjen nga reperi teksa ishte e ftuar në “Natën me Aulonën”:

“Unë dhe Geti nuk jemi më bashkë, ndoshta i nxituam gjërat pak më shumë seç duhet”– tha ajo asokohe. E menjëherë pas saj, erdhi dhe reagimi i Getinjos nëpërmjet një videoje në InstaStory ku shprehej se preferonte ta mbante larg syrit të publikut jetën e tij private, por këtë herë ndodhi ndryshe. Më tej reperi shprehej se kishte disa probleme personale dhe çdo lëvizje që ai kishte bërë në rrjetet sociale nuk kishin të bënin aspak me ndarjen e tij.

  

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.