AKTUALITET

Kurti: Nuk e harrojmë bashkimin kombëtar, është qëllimi ynë kryesor

18:37 - 11.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje nuk e përmend më aq shpesh bashkimin kombëtar, sa në opozitë, Kurti ka vijuar ta sjellë në vëmendje madje e cilësuar si qëllim kryesor.




Në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, kryeministri tha sot se “nuk e harrojmë rëndësinë e historisë dhe bashkimit”.

“Dje, të dashur aktivistë ishte 145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, kur aktivistët tanë risjellin parullat ‘Lidhja është gjallë’ dhe ‘Jemi një’. Nuk e harrojmë rëndësinë e historisë dhe bashkimit sepse duam të ecim përpara të gjithë fuqishëm”, tha Kurti.

“E nuk ka gjë më të bukur sesa të jesh aktivist, të jesh i lirë të qëndrosh i paepur për bindjet e tua. Por jo për bindjet individuale, sepse angazhimi për bindjet individuale më shumë prodhon analistë sesa aktivistë”, shtoi ai.

Ndër të tjera ai tha se është qëllimi kryesor i vetëvendosjes.

“Qëllimin tonë e ka përcaktuar projekti i papërfunduar i Lidhjes së Prizrenit dhe busulla jonë janë mendimi politik që kalon prej Sami Frashërit te Fan Noli, motrat Qiriazi e deri te Ukshin Hoti”, tha Kurti.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.