Kryesore

EMRI/ E trishtë! I moshuari i jep fund jetës në spitalin e burgut

10:28 - 12.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qendrën Spitalore të Burgjeve ku 86-vjeçari Njazi Raki Ceka i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ceka ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe po merrte mjekim në spital.




Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se nga dyshimet paraprake, konstatohet se vdekja e Cekës ka qenë pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij.

Gjithashtu në njoftim theksohet se të moshuarit i është dhënë ndihmë, por ai nuk mundi që të mbiujetojë.

Njoftimi për shtyp:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 12.06.2023, rreth orës 05:20 në Qendrën Spitalore të Burgjeve ka ndërruar jetë shtetasi Njazi Raki Ceka, i datëlindjes 30.03.1937, (86 vjeç) i dënuar me burgim të përjetshëm per kryerjen e vepres penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje” të parashikuara nga neni, (78-22;76-25) i Kodit Penale.

Nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij. Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të shtetasit, Njazi Raki Ceka,

– Shtetasi Njazi Raki Ceka, i burgosur me dënim të përjetshëm, ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve me datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur  nga IEVP FDurrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.

– Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.

– Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

– Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, nga ora 07.00 e datës 12.06.2023.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.