AKTUALITET

Sondazhi: Francezët dhe italianët ndjejnë simpati reciproke, por nuk e njohin shumë mirë njëri-tjetrin

19:51 - 12.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mes francezëve dhe italianëve ka njëfarë simpatie reciproke, megjithëse ata nuk e njohin shumë mirë njëri-tjetrin, është përfundimi kryesor i një sondazhi të Ipsos të kryer në Francë dhe Itali.




Sondazhi, i publikuar të hënën në gazetën franceze L’Opinion, tregon se 74% e francezëve të anketuar besojnë se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve janë të mira. 78% thonë se “simpatia” është ndjenja mbizotëruese që kanë për italianët.

Nga ana tjetër, 54% e italianëve të anketuar besojnë se marrëdhëniet dypalëshe janë të mira, por ndjenja mbizotëruese ndaj francezëve nuk është simpatia (32%), por indiferenca, siç janë përgjigjur nga 52% e italianëve.

Sa i përket faktorëve ekonomikë të dy vendeve, 32% e biznesmenëve francezë konsiderojnë se kanë marrëdhënie bashkëpunimi me kompanitë italiane (25% për italianët), ndërsa 30% e francezëve konsiderojnë se kanë marrëdhënie konkurruese (38% për italianët).

Politologu francez Marc Lazare, duke komentuar rezultatet e sondazhit në gazetën franceze, nënvizon se të dy shoqëritë besojnë se “ndarja e kufijve të përbashkët, gjuha e ngjashme dhe shijimi i shkëmbimeve intensive kulturore janë të mjaftueshme për t’u njohur mirë me njëri-tjetrin. Por në realitet kjo nuk është e sigurt”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.