AKTUALITET

Zgjedhjet për kryetarin e ri në 29 korrik/ Deputeti i PD-së del kundër: PD nuk mund të jetë peng i disa personave

11:45 - 13.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Likaj, është shprehur se rreth 90 % e Grupit Parlamentar të PD-së nuk e mbështesin idenë e një pjese të Kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri në 29 korrik.




Komentet Likaj i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se PD nuk mund të mbetet peng i disa personave që e përdorin për interesa personale.

Ai paralajmëroi se java e ardhshme do të ketë zhvillime të reja dhe shprehu bindjen se mund të shkohet drejt bashkimit të Grupit Parlamentar të PD.

“Unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim, nuk do të bëhem pjesë e një farse të tillë. Nëse ndodh, do të dal si deputet i pavarur. Besoj që gjatë zgjedhjeve lokale, kam qenë në krye të fushatës. Të gjithë demokratët kanë qenë bashkë dhe kam udhëhequr fushatën për 30 ditë. Duhet të krijojmë ura bashkëpunimi dhe të punojmë fortë për të ardhmen. Edhe Berisha duhet ta lexojë mirë këtë situatë. Besoj se java tjetër do të ketë zhvillime të reja.

Besoj se në zonën tonë elektorale, pjesa më e madhe e demokratëve ishin të bashkuar. Ishin shumë faktorë që ndikuan në këto zgjedhje. Kandidatët e primareve ne i konsideruam si kandidatë të PD-së. Kam bërë gjithçka që të bashkohen demokratët dhe të arrihet në një fitore. Ndërhyrjet e pushtetit me të gjitha mjetet bënë që ne të mos fitonim.

Por edhe sigla, demokratët nuk pranojnë të regjistrohen në një sigël tjetër. Jam i vetëdijshëm se ku kanë qenë problemet ku ne kemi çaluar në këtë fushatë. Unë besoj që java tjetër do të ketë reagime të tjerë. Nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar të pjesës së rithemelimit, do të ketë një tjetër dinamikë. Besoj se do të arrihet në bashkimin e grupit. Ne kemi përcaktuar 5 pika, mes të cilave bashkimi i grupit parlamentar dhe i PD. PD nuk mund të rrijë peng i disa personave, pasi demokratët kanë vuajtur për interesat e disa personave. Situata kam bindjen e plotë se do të ndryshojë.

Nëse ne themi që të respektojmë statutin e PD-së, por si mundet një Kryesi të marrë vendime, a duhet një Këshill Kombëtar që të miratojë të gjitha këto vendime? Jemi 90 % e grupit të PD që nuk e mbështesim këtë rrugëtim dhe këtë ide që e mbështesin një pjesë e vogël e kryesisë. Nëse ti do ti japësh legjitimitet dhe ta bësh të besueshme një forcë politike si PD, duhet të kalosh vendimet në Këshillin Kombëtar. Ramadan Likaj do rë respektojë elektoratin e Malësisë së Madhe dhe do të jetë pjesë e tyre”, u shpreh Likaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.