AKTUALITET

Albin Kurti raporton në Parlament për policët e rrëmbyer: Nuk ka kthim pas. Hakmarrjes do i përgjigjemi, KFOR-i nuk duhet të heshtë

18:32 - 15.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Albin Kurti ka raportuar sot në Parlament në lidhje me rrëmbimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat “Kobra” të Serbisë.




Raportimi u kërkua nga opozita e Kosovës.

Kurti ka deklaruar se një akt i tillë nga ana e Serbisë është agresion ndaj Kosovës dhe KFOR-it.

“Dy prej tyre kishin edhe probleme shëndetësore.

Efektivët nuk kanë qenë pjesë e njësive elitë siç po përpiqet t’i paraqesë Serbia.

Fakti që ndërkombëtarët po mobilizohen për lirimin e tyre, tregon se të gjithë e dinë që rrëmbimi është kryer në territorin tonë, ndryshe askush nuk do të fliste për lirimin e tyre.

Ky është agresion ndaj republikës sonë dhe KFOR-it.

Hakmarrjeve të tilla do i përgjigjemi me rend e ligj. Nuk ka as kthim pas e as nënshtrim.

KFOR-i nuk do të të duhet të jetë i heshtur dhe as i përulur ndaj një sulmi kidnapues të cilin e kishte edhe mandat ta parandalonte. Nëse KFOR-i e shndëron këtë heshtje në normë, atëherë një gjë të tillë le të na e thotë hapur dhe ashtu do e mohojë një pëergjegjësi ndërkombëtare që ishte dashur ta përmbushë efektivisht”, tha ai.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.