AKTUALITET

KFOR dënon sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviç: Policia, përgjegjëse për sundim të ligjit në gjithë Kosovën

16:20 - 17.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

KFOR-i ka dënuar sulmet mbi gazetarët e kameramanët në veri të Kosovës, ndërsa ka bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen.




“Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt. KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i ka bërë të ditur se komandanti është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, si dhe me përfaqësues të Forcave të Armatosura të Serbisë, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-së dhe komunitetit diplomatik.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.