BOTA

Tensionet në Veri/ Borell kërkoi takim urgjent në Bruksel, Kurti: Në fillim të javës së ardhshme do të jap një përgjigje

14:10 - 17.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ftesës për takim urgjent në Bruksel nga përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell lidhur me tensionet në Veri, ku është shprehur se në fillim të javës së ardhshme të ketë një përgjigje nga ana e tij.




“Unë pata kërkuar që takimi të jetë në javën që po shkon në Bruksel me urgjencë dhe kam propozuar planin pesë pikësh. Mirëpo, tash kemi një kërkesë që takimi të jetë javën e ardhshme. Njëherë u tha data 22, pastaj 23 dhe sërish data 22. Unë do ta diskutojë me ekipin tim dhe me siguri që do të japim një përgjigje në fillim të javës së ardhshme.

Ai më tej shtoi se në këtë dialog është i angazhuar, por tha se ajo çfarë po mungon është sekuencimi për zbatimin e plotë, pa vonesa dhe pa kushte i marrëveshjes bazike dhe i aneksit të zbatimit.

“Një sekuencim i cili do të ishte i balancuar e fer, e që praktikisht është krejt i ndryshëm prej atij çfarë ne na u pat ofruar më 26 prill”, citoi Kurti, raporton Telegraf


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.