Kryesore

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë nga forcat serbe, Kurti: Jemi duke bërë çdo gjë që të lirohen sa më shpejt

12:57 - 18.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qeveria po bën çdo gjë në mënyrë që policët e rrëmbyer të mërkurën nga forcat serbe të lirohen sa më shpejt.




 

Përmes një deklarate për mediat, Kurti ftoi sërish ndërkombëtarët që të dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor, transmeton Telegrafi.

“Jemi duke bërë çdo gjë që ata të lirohen sa më shpejtë, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër ftojmë faktorin ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë me 14 qershor, ku njësitë e tyre ushtarake e policore rrëmbyen policët tanë, njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë, tre policiët tanë në Leposaviq, të cilët ndodheshin pikërisht tek një rrugë e mbyllur ilegale e kontabandës. Sipas të gjitha gjasave, në bazë lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha Kurti.

Tre policët shqiptarë u arrestuan në territorin e Kosovës nga forcat serbe më 14 qershor dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë.

Kujtojmë se arrestimi i policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, por edhe në arenën ndërkombëtare.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.