LAJMI I FUNDIT

Sulmohet me gurë nga gjashtë persona të paidentifikuar në Zveçan, kamioni që udhëtonte nga Shqipëria. Ja çfarë deklaroi shoferi

10:38 - 18.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një kamion i cili po udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës është sulmuar me gurë nga gjashtë persona të paidentifikuar në Zveçan.




 

Shoferi shqiptar ka paraqitur një denoncim në Policinë e Kosovës. Ai ka deklaruar se autorët kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Rudar, Zveçan 17.06.2023-19:00. Ankuesi mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se derisa ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë me ç’ rast i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, sipas policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.