Erisa Aliaj, 22-vjeç ka ndërruar jetë ditën e djeshme pasi u përplas nga një automjet në Durrës. Pedagogia e saj Eva Alushi ka bërë një reagim prekës në rrjetet sociale.
Ajo shkruan se asaj ia morën jetën teksa kthehej nga puna. Në momentin kur ka parë lajmin, ajo thotë se nuk donte ta lexonte por ka menduar për studentët e saj.
Do te kishe qene nje profesioniste e zonja shume. Po nuk te lane. Nuk zgjodhe te ikje. Ta moren jeten teksa ktheheshe nga puna moj zemer. Na trondite shume te gjitheve ne, profesoreve e shokeve te tu. Nuk desha ta lexoja ate lajm qe bente fjale per nje 22 vjecare te aksidentuar ne Durres, po zemra e ndjeu teksa mendova per studentet e mi. Nuk e mbylle dot as diplomen e as masterin. Pate jete te shkurter, po plot dinjitet. Te prehesh ne paqe! Ndricofsh si yll nga lart per familjen tende, miqte e shokët”, shkruan ajo.