AKTUALITET

“Ditë të vështira po vijnë”, Vuçiç flet në festën e ‘Vidovdan’ për Kosovën

15:24 - 28.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë pjesë në shënimin e festës së Vidovdanit në Beograd, ku ka folur edhe për zhvillimet në Kosovë.




“Do të ketë ditë të vështira. Nuk e di se si do të shkojë gjithçka me Kosovën. Ata do të përpiqen të thyejnë dhe shkatërrojnë vendin tonë nga brenda me të gjitha  mënyrat e mundshme” ka thënë Vuçiç në një tubim të Partisë Përparimtare të Serbisë, të cilën e ka udhëhequr deri pak muaj më parë.

Sakaq, Vuçiç ka komentuar edhe rreth pranisë së djalit të tij sot në Graçanicë. Mediat e afërta me të, raportimet për prezencën e djalit të tij në Manastirin e Graçanicës, me një bluzë në të cilën shkruante “Dorëzimi s’është opsion”, i kanë quajtur sulme ndaj djalit të tij.

Duke e komentuar këtë parullë, Vuçiç tha se “dorëzimi nuk është opsion për Vuçiçët”.

“Më lejoni t’ju lehtësojë punën derisa është ende atje t’u them se këtë mendon secili nga ne Vuçiçët, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion”, tha Vuçiç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.