Kryesore

“Jemi në rrugën e duhur për Europianin”, Dede për “Panorama TV”: Ngjitemi në Superiore, nuk na refuzon askush

17:27 - 30.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elbasani arriti të ngjitet në Kategorinë e Parë, ndërkohë që trajneri Nevli Dede është i bindur se skuadra do të ngjitet në Superiore pas këtij sezoni. Në një intervistë për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, ai u shpreh se klubi ka investuar dhe nuk e vë në diskutim ngjitjen.




“Elbasani? Të jem i vërtetë ende nuk e kam nisur sepse deri tani po fokusohem te merkato dhe jo te fusha. Shpresoj që të nisim të hënën dhe të na shohin njerëzit. Rikthehem në një qytet ku kam bërë histori dhe kam marrë shumë dëshirë. Po rikthehem atje dhe e kam thënë që po kthehem në shtëpi.

Afrimet e reja dhe rinovimet? Do të flas për çfarë ka ndodhur. Janë 9 lojtarë që kanë rinovuar nga sezoni i fundit dhe një ndër ta është kapiteni Gava. Jo për mungesë respekti por s’dua të përmend emra të tjerë. Do të marrim edhe 5-6 lojtarë nga akademia dhe do të kemi fokus prodhimin e brendshëm dhe më pas duhen justifikuar shpenzimet për të çuar Elbasanin ku ka vendin. Janë mbi 12 lojtarë dhe baza është formuar por tani presim vetëm goditje big. Një fakt është që emrat big nuk zbresin në Kategorinë e Parë por shumë lojtarë kanë besuar dhe kanë ndjekur idetë dhe qëllimet. Jam një hallkë e një grupi të madh.

Lojtarë që kanë refuzuar? Po flas në emër të klubit sepse jam imazh i klubit por deri më tani nuk na ka refuzuar askush me oferta konkrete. Me ide paraprake mund të thonë që po presim dhe mund të ulemi për në Superiore. Në kuadrin e shakasë por edhe provokim, ka emra që nuk kanë pranuar të dëgjojnë ofertën ndërsa kur ka pasur ofertë konkrete ka pranuar.

Ndryshimet? Në futboll ka dinamika të tilla. Kur ka investime dhe fillojnë cikle të reja, duhet ribërë një skuadër. Duhet të dimë që % më e madhe të jenë të aftë dhe të vërtetë për të qenë në Superiore. Kur të mbarojmë këtë garë dhe të jemi në Superiore duhet të shohim për të marrë sa më pak lojtarë. Investimet janë të mëdha dhe meritat gjithashtu. Ka gjithmonë vend për përmirësim por po ndërtojmë ekip me anmbicie të larta.

Objektivi i sezonit? E kam thënë disa herë. Ne do të shkojmë në Superiore!  Kjo është e vërteta dhe kjo është e rëndësishme.

Ndeshjet e Europës? Janë të katra skuadrat që kanë mundësi të bëjnë diçka por nuk më takon të flas shumë. Jam shqiptar dhe uroj që të 4 të kualifikohen sepse duhen për imazhin dhe kampionatin. Shanset janë te të gjitha 50-50.

Kombëtarja? Në 3 ndeshje kemi marrë 6 pikë. Moldavia ka bërë surprizë që na vendosi në luftë me dy kundërshtarë direkt. Nëse kjo skuadër me dëshirën që ka shfaqur vazhdon në këtë formë jemi në rrugën e duhur por shpresoj që ndaj Çekisë dhe Polonisë duhet që minimalisht të barazojmë dhe të nisim rrugën”, u shpreh Dede.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.