AKTUALITET

Me flamuj amerikanë dhe në radhë të gjatë, qytetarët shqiptarë presin Bill Clinton në bulevard

18:55 - 03.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët e Tiranës janë mbledhur në bulevardin para Kryeministrisë pasditen e sotme për të mirëpritur ish-Presidentin e 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.




Clinton ka mbërritur ditën e sotme në një vizitë diplomatike në Tiranë, ndërsa do të mbajë një fjalim edhe para qytetarëve shqiptarë që kanë zgjedhur ta shohin dhe ndjekin nga afër ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Të pajisur me flamuj amerikanë dhe të vendosur në një radhë të gjatë, qytetarët janë vendosur në pritje të Clinton, i cili pritet të mbërrijë në momentet në vijim në podiumin para Kryeministrisë.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.