AKTUALITET

“Unë nuk do shpik raketën”/ Asllan Dogjani revoltohet me nënkryetaren e Kuvendit, Felaj: Nuk ju është hequr asgjë në mënyrë të padrejtë

20:38 - 06.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një deklaratë e nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj ka revoltuar deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.




Në fund të fjalës së ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, dy deputetët që kishin dorëzuar pyetje me shkrim ishin pikërisht Dogjani dhe deputetja Dhurata Çupi.

Në këtë moment, Felaj bëri një ndërhyrje duke thënë se në momentin e dorëzimit të pyetjeve në mënyrë zyrtare dy deputetët në fjalë nuk ishin të pranishëm në sallë.

Kjo e revoltoi Dogjanin i cili u drejtua drejt foltores. Garda u afrua drejt tij për ta penguar të afrohet te ministri Manja.

Replikat

Ermonela Felaj: Nuk ju është hequr asgjë në mënyrë të padrejtë.

Asllan Dogjani: Kam dy orë që kam bërë pyetjen me shkrim. Unë nuk do shpik raketën.

Felaj: Nuk shti fall kur vijnë deputetët në sallë, ministri po prezanton ligjin dhe do japë përgjigjen e pyetjeve. Uluni ju lutem! Më detyroheni një ndjesë për këtë që keni bërë në Kuvend! Nuk ishit në sallë, erdhët pasi ministri nisi fjalën. Mos gënjeni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.