AKTUALITET

Kryeministri Rama jep lajmin nga Bosnja dhe Hercegovina: Po përgatisim hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë

12:53 - 07.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët me kryetaren e Këshillit të Ministrave së Bosnjes dhe Hercegovinës, Borjana Krišto, tha se po përgatitet hapja e ambasadës shqiptare në Sarajevë.




Rama u shpreh se marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës duhet të mundësohet nga Bosnja dhe Hercegovina, pasi sipas tij, “është e pakuptimtë që të kemi problematika të kësaj natyre që zbresin deri në nivelin e qytetarëve ndërkohë që politika duhet ti shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim”.

“Vetë Serbia i ka firmosur marrëveshjet edhe Bosnja dhe Hercegovina duhet ta bëjë këtë gjë”, tha kreu i qeverisë.

Rama: Ne dëshirojmë t’i forcojmë marrëdhëniet me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe po ashtu informova kryeministren se po përgatisim hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë.

Në Bosnjë Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar dhe më vjen mirë të them që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësorë, kulturore fetare.

Nga ana tjetër nuk është sekret që Republika e Shqipërisë mbron edhe interesat e shqioptarëve në Kosovë dhe vende të tjera. Ia thashë dhe kryeministres që ne jemi shumë të interesuar që marrëveshjet e procesit të Berlinit, dhe në radhë të parë marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të republikës së Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që ne të kemi problematika të kësaj natyre që zbresin deri në nivelin e qytetarëve ndërkohë që politika duhet ti shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim.

Dëshiroj të besoj se ashtu sikundër vetë Serbia i ka firmosur marrëveshjet edhe Bosnja dhe Hercegovina duhet ta bëjë këtë gjë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.