AKTUALITET

VIDEO/ Tragjedia në bregdetin shqiptar ku humbën jetën babai me dy fëmijët e mitur, dalin pamjet nga momenti kur trupat e tyre nisen nga Spitali i Kavajës drejt Morgut të Durrësit

15:30 - 09.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë, ku tre pushues nga Tirana, konkretisht babai me dy djemtë e tij të mitur, janë mbytur teksa kanë qenë duke notuar.




Panorama TV ka siguruar pamjet kur trupat e personave që humbën jetën janë nisur nga Spitali i Kavajës drejt morgut të Durrësit.

Më herët dëshmitarët në zonën bregdetare të Vilë Bashtovës ku ndodhi tragjedia, kanë deklaruar se ambulanca ka mbërritur një orë e gjysmë me vonesë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Panorama online


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.