Kryesore

“Po i jepni 4 ditë kohë për të prishur provat”- Debate në Kuvend/ Lindita Nikolla hedh poshtë kërkesën e opozitës për të votuar raportin për Ahmetajn: Deputeti s’është njoftuar për…

12:52 - 13.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës për të vendosur në rend dite kërkesën e SPAK për të autorizuar arrestimin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetajt.




 

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se mazhoranca po i jep kohë Ahmetajt për të zhdukur provat ose gjurmët e tij.

Por Lindita Nikolla s’ka pranuar kërkesën e opozitës për të votuar raportin për Ahmetajn, pasi sipas saj deputeti i PS nuk është njoftuar për seancën.

Gazment Bardhi “5 anëtarë të këshillit kanë hartuar dhe paraqitën një raport për seancë plenare në të cilin rekomandojnë miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurisë në bazë të kërkesës që ka bërë Prokuroria. Nuk i kemi votat për të ndryshuar rendin e ditës, kjo është e qartë. Secili prej jush i dhatë edhe 4 ditë më shumë kohë Arben Ahmetajt për të bërë atë që tha drejtuesi SPAK për të intimiduar dëshmitarët, për të prishur provat për të negociuar, ose për të humbur gjurmët atje ku ka shkuar.

Thoni se po mbështesni drejtësinë por po zvarrisni procedurat, duke e penguar drejtësinë.

Lindita Nikolla: Një pjesë e këshillit po punon me raporton dhe nesër deri në orën 12:00 do të dorëzohet.

Pasi është paraqitur raporti vendoset në rend dite, deputetët nuk e kanë marrë. Pra dy argumente që nuk ka lëndë. Në seancë plenare fillimisht fjala i jepet deputetit ndaj të cilit është paraqitur kërkesë për të dhënë shpjegime. Deputetit nuk është njoftuar për seancën dhe ne nuk mund ta fusim përmes një procedure jo ligjore procesin e drejtësisë në ngërç. Është papërgjegjshmëri parlamentari kjo që ju po kërkoni. Do vazhdojmë me rendin e ditës, nuk do hidhet në votim se s’ka lëndë.,

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.