LAJMI I FUNDIT

Pasi mbylli institucionet e punës, Greqia alarmohet sërish! Parashikon vatra zjarri në 4 rajone të vendit, thirrje qytetarëve: Kujdes me djegien e arave dhe hedhjen e cigareve

18:29 - 14.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Greqia ka ngritur alarmin se 4 rajone të vendit mund të përfshihen nga flakët, si pasojë e temperaturave të larta mbi 40 gradë.




 

Mediat greke bëjnë me dije se autoritetet kanë parashikuar rrezikshmëri të kategorisë së 4 për zonat e mëposhtme:

* Rajoni i Atikës

* Rajoni i Greqisë Qendrore (PE Boeotia, PE Evia)

* Rajoni i Peloponezit (Rajoni i Korinthit, Rajoni i Argolis)

* Rajoni i Egjeut Jugor (Rajoni i Rodos)

* Rajoni i Egjeut të Veriut ( Kios, Samos , Ikaria)

Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile ka informuar agjencitë qeveritare dhe bashkitë e mësipërme në mënyrë që të jenë në gatishmëri të shtuar të mbrojtjes civile për të përballuar menjëherë çdo incident zjarri.

Rekomandime për qytetarët

Njëkohësisht, Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile rekomandon qytetarët që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të shmangin veprimet në ajër të hapur që mund të shkaktojnë zjarr nga pakujdesia, si djegia e barit dhe degëve të thata apo pastrimi i mbetjeve, përdorimi i makinerive që shkaktojnë shkëndijat si sharra rrethore, aparate saldimi, përdorimi i grilave në natyrë, bletë që tymosin, hedhja e cigareve të ndezura etj. Gjithashtu, kujtohet se gjatë sezonit të mbrojtjes nga zjarri ndalohet djegia e arave.

Në rast zjarri, qytetarët janë të lutur të njoftojnë menjëherë Shërbimin Zjarrfikës në numrin 199.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.