Aktorja legjendare franceze Brigitte Bardot ka përjetuar sot probleme me frymëmarrjen, siç raportojnë mediat franceze.
Aktorja 88-vjeçare përjetoi vështirësi në frymëmarrje dhe një ekip mjekësh u thirrën në shtëpinë e saj në Var, Saint-Tropez për ta ndihmuar, sipas BFMTV.
Sipas bashkëshortit të saj, Bernard d’Ormal, aktorja “kishte probleme me frymëmarrjen rreth orës 9 të mëngjesit” të mërkurën. “Ishte më e fortë se zakonisht, por ajo nuk e humbi vetëdijen. Le ta quajmë një moment pa frymë”, tha ai.
“Zjarrfikësit mbërritën, i dhanë oksigjen për të marrë frymë dhe qëndruan për pak kohë për ta monitoruar. Pulsi i saj është i mirë, zemra e saj është e mirë dhe presioni i gjakut është i mirë, por gjërat janë ende të brishta”, tha bashkëshorti i saj dhe shpjegoi se Brigitte Bardot prej disa ditësh ankohej për vapën.