AKTUALITET

Gramsh/ U shpall i humbur dy ditë më parë, gjendet i mbytur 75-vjeçari

18:16 - 19.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është gjetur pa shenja jete në shtratin e lumit Devoll, 75-vjeçari, për të cilin dy ditë më parë djali i tij bëri kallëzim në polici për zhdukjen e babait të tij.




I moshuari dyshohet se është mbytur, ndërsa nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/ Informacion paraprak

Më datë 19.07.2023, në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur i pa jetë, shtetasi , 75 vjeç, banues në Gramsh, i cili dyshohet se është mbytyr në lumë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetas, më datë 17.07.2023, ka bërë kallëzim në Polici, djali i tij shtetasi 43 vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa babi i tij dhe nuk është kthyer më.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.