Kronikë

Mbytja e 4 familjarëve në liqenin e Banjës, reagon kryetari i bashkisë Gramsh: Tragjike dhe tronditëse! Do i paguajmë shpenzimet e funeralit

12:24 - 22.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi ka reaguar i tronditur për ngjarjen e rëndë, ku u mbytën 4 anëtarët e një familje në liqenin e Banjës.




 

Ajazi ka deklaruar se bashkia ka marrë vendimin për të përballuar shpenzimet e funeralit për katër bashkqytetarët, ndërsa thekson se  do të vijojë të qëndrojë pranë familjarëve duke i mbështetur në vazhdimësi.

 

“Tronditës lajmi tragjik për mbytjen në liqenin e Banjës të katër bashkqytetarëve tanë.

 

A.Z 46 vjeç, R.Z 19 vjeç, E.Z 14 vjeç, babai me dy fëmijët dhe kushuriri i tyre M.Z 20 vjeç kishin shkuar për tu larë në liqen, në fshatin Drizë por nuk mundën të dilnin dot dhe të ktheheshin në shtëpi si zakonisht.

 

Nuk gjej dot fjalët për të shprehur ngushëllimet për këtë tragjedi që pushtoi dy familjet Zogu, familje të thjeshta, të respektuara dhe të dashura në komunitetin ku jetojnë.

 

Lutem që familjarët dhe të afërmit të gjejnë forcën në zot për të përballuar këtë dhimbje të madhe.

 

Lutem që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqen e amshuar.

 

*Bashkia Gramsh në mbështetje të dy familjeve, për të zbutur sadopak këtë dhimbje të madhe, ka marrë vendimin për përballimin e shpenzimeve të funeralit për katër bashkqytetarët tanë ndërsa do të vijojë të qëndrojë pranë familjarëve duke i mbështetur në vazhdimësi”, shkruan Ajazi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.