Kronikë

Zbardhen emrat, kush janë 6 të arrestuarit dhe 9 të shpallurit në kërkim

14:15 - 28.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përgjimet fundosën grupin kriminal që u godit dje nga SPAK dhe u arrestuar ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasanbega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.




 

Janë gjetur  emrat e 15 personave që SPAK lëshoi urdhër arreste, 6 të arrestuar tashmë dhe 9 të shpallur në kërkim.

 

Të arrestuar: Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbega, Asmir Hilali, Ostion Bistri, Xhevahir Lita.

 

Të shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj, Elion Hato.

 

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për BalkanWeb se biznesmeni Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi te tjera për të realizuar vrasjen, por me vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptare.

 

Ndërkohë, në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve. Lala sqaron se në biseda Pëllumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetëm vrasja të kryhet. Pas vrasjes së Gjin Ndojit në 2020 të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim./bw


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.