Kosova

Një i vrarë dhe 17 të plagosur nga sherri në lokal/ Policia jep detaje zyrtare: Ja si ndodhi ngjarje

10:13 - 05.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje janë bërë publike nga sherri mes disa personave në një lokal në Prishtinë, ku u vra një 39-vjeçar dhe u plagosën 17 persona.




Sipas policisë së Kosovës, përplasja me armë nisi pas një mosmarrëveshje mes disa personave.

Mes 17 të lënduarve, 14 janë vajza dhe 3 prej tyre meshkuj. Ndërkohë një 39-vjeçar ndërroi jetë në spital pasi u qëllua me plumba në bark.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të  dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri  (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.