Kronikë

EMRI/ Ishte në vitin e fundit të studimeve për mjekësi, aksidenti me motor i merr jetën 23-vjeçarit shqiptar

11:32 - 10.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

23-vjeçar shqiptar Kristian Nako  u përfshi dje në një aksident me motor, i cili i mori jetën, pasi mjeti me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një kamion në zonën e Mastabës në Rethymnon.




Edhe pse të riut iu dha ndihma e parë,  ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Lajmi për humbjen e jetës së 23-vjeçarit, e dha shoqata e e emigrantëve shqiptarë në Kretë, ku u shprehen ngushëllimet familjarëve si dhe njoftohet ora e ceremonisë mortore.

“Ceremonia mortore bëhet nesër 10/08/2023 në oren 12:00 në Varezat Perivolia Rethymno.

Nushëllime dhe kurajo për prindërit, të afërmit e tij.

Ngushëllime për të gjithë bashkatdhetarët për këtë dhimbje u prehësh në përjetësi dhe me engjëjt Kristian”, thuhet mes të tjerash në shoqatën e emeigrantëve.

Ndërsa u mësua se Kristian Nako ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari dhe aspironte të bëhej doktor, por aksidenti tragjik i të mërkurës ia preu ëndrrat në mes të riut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.