AKTUALITET

“Raporti i D. Marty, e keqja më e madhe pas luftës”, deputeti i PDK: Arrestimi i Dritan Goxhajt, shkelje e të drejtave të njeriut

18:08 - 19.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PDK-së në Kosovë, Hisen Berisha përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur mbi arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.




Berisha u shpreh se arrestimi i Goxhajt bie ndesh me të drejtat e njeriu dhe është një shkelje e tyre, ndërsa bëri thirrje që qeveria shqiptare të kërkojë llogari nga Këshilli i Evropës për pretendimet e tyre mbi Shtëpinë e Verdhë.

Ai shtoi se UÇK ka bërë një luftë të drejtë dhe ka respektuar gjithë normat ndërkombëtare aq sa ka pasur mundësi.

Sipas tij raporti i Dick Martyt është “e keqja më e madhe që i është bërë Kosovës pas luftës”, gjë që ka prekur edhe Shqipërinë.

“Arrestimi i Goxhajt bie ndesh me të drejtat e njeriut, është shkelje e tyre. Unë mendoj se qeveria shqiptare nuk duhet të lejojë ekstradimin e Dritan Goxhajt. Duhet të kërkojë llogari nga Këshilli i Evropës për pretendimet mbi Shtëpinë e Verdhë.

UÇK ka respektuar gjithë normat ndërkombëtare aq sa ka pasur mundësi dhe besoj se në asnjë rast nuk kemi dalë kundër tyre. UÇK ka bërë një luftë të drejtë. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për të ndalur këtë abuzim. Raporti i Dick Martyt është e keqja më e madhe që i është bërë Kosovës pas luftës. Kjo gjë ka prekur edhe Shqipërinë”, u shpreh ai ndër të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.