AKTUALITET

Shkëmbim zjarri në veri të Kosovës me një kontrabandues, plagoset 1 polic

21:38 - 19.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e djeshme, ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes një personi të dyshuar për kontrabandë mallrash dhe disa policëve, ku njëri prej këtyre të fundit mbeti i plagosur.




Policia deklaroi se një person i panjohur ka përplasur me automjet policin duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për mediat se pjesëtarët e policisë kufitare mbrëmë pas orës 22:00 kanë tentuar të ndalojnë një automjet në afërsi të Joshanicës në komunën e Leposaviqit.

Zyrtarët dyshuan se automjeti ka hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative nga Serbia.

“Nuk është ndalur, ka goditur një polic dhe më pas ka pasur shkëmbim zjarri”, ka thënë Elshani.

Policia e Kosovës nuk ka informacione për të dyshuarin. Siç raportohet shoferi ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar.

Policia ka sekuestruar automjetin, ndërsa Elshani deklaroi se nuk kishte asnjë informacion se çfarë kishte brenda në automjet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.