AKTUALITET

VIDEO/ Greqia nuk gjen qetësi nga zjarret, flakët pushtojnë disa zona në qytetin e Aleksandroupolit

19:28 - 19.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa zona në qytetin e Aleksandroupolit në Greqi janë përfshirë nga flakët ditën e sotme, teksa shteti fqinj vijon betejën me zjarret në një tjetër rajon.




Sipas mediave greke flakët po favorizohen nga i nxehti dhe erërat e forta dhe vetëm ditën e nesërme pritet që të dobësohen, edhe pse forcat zjarrfikëse janë mobilizuar për të shuar zjarret.

Mësohet se flakët në Aetochori dhe fshatin Pefka kanë mbërritur në banesat e para ku janë shkaktuar dëme materiale si në shtëpi ashtu edhe në makina. Po ashtu zjarri ka arritur edhe në fshatin Agnadia pranë shtëpive

Mësohet se deri më tani janë evakuar 8 vendbanime, për të shmangur pasojat në jetë njerëzore.

Kujtojmë se gjatë kësaj vere Greqia është përballur me zjarre të shumta dhe me mijëra hektarë tokë janë djegur, ku ishulli i Rodosit ka përjetuar vështirësitë më të mëdha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.