Kronikë

Detaje nga aksidenti tragjik në Sarandë, identifikohen dy viktimat. Kush janë turistët italianë që humbën jetën! “Benz”-i drejtohej nga një 17-vjeçar

15:00 - 24.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht) në aksin Sarandë-Ksamil, ku humbën jetën dy persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.




Sipas raportimeve nga policia, automjeti “Mercedes Benz” që u përplas me motomjetin tip “Honda ku ndodheshin dy shtetasit italian Domenico Gritto dhe Vicenzo Tizziano që ndërruan jetë, drejtohej nga një 17-vjeçar, ndërsa pasagjer ishte një 16-vjeçar.

 Të dy të rinjtë janë dërguar në spital pas përplasjes për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që dy shtetasit italianë që humbën jetën.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprakRreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.