Kronikë

VIDEO/ “Hapeni derën, kjo që po bëni është ilegale”- Dalin pamjet nga sherri mes turistëve italianë dhe pronarit të banesës

13:25 - 24.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup prej 6 turistësh italiane janë mbajtur peng nga pronari i banesës për 60 minuta, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament.




Policia thotë se 59-vjeçari, Jashar Azemi për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira.

Në pamjet e publikuara nga policia dëgjohen që turistët të thonë “Hapeni derën, policia po vjen. Kjo që po bëni është ilegale”.

Njoftimi i policise

I dëmtuan pajisje në apartamentin e dhënë me qira dhe për këtë shkak iu hoqi lirinë 6 shtetasve italianë, për rreth 1 orë, në këtë apartament, vihet në pranga 59-vjeçari nga Kosova.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, një shtetas iu kishte hequr lirinë, në mënyrë të kundërligjshme, disa shtetasve, në një apartament, shërbimet e Komisariatit te Policisë Sarandë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të shërbimeve të Policisë, është vënë në pranga shtetasi J. A., 59 vjeç, banues në Prishtinë, si dhe është bërë lirimi i shtetasve, nga apartamenti.

59-vjeçari, për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.