AKTUALITET

I shoqëruar nga qindra persona dhe i mbuluar me flamurin shqiptar, përcillet për në Shqipëri trupi i Klajdi Bitrit që u vra në Itali (VIDEO)

19:49 - 31.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trupi i pajetë i Klajdi Bitrit, të riut shqiptar që u vra në Itali teksa mbronte shokun e tij, është përcjellë për në Shqipëri.




Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, në përcjelljen e trupit të të riut kanë marrë pjesë qindra persona dhe arkivoli i tij ka qenë i mbuluar me flamurin shqiptar.

“Me lot në sy dhe me duartrokitje, qindra persona, italianë dhe shqiptarë përcollën nga porti i Ankonës për në vendlindje Klajdin, aty do do të prehet i qetë dhe në paqe”, shkruajnë mediat italiane.

‘Drejtësi, drejtësi, drejtësi!’ kërkojnë miqtë dhe të afërmit e të riut, Klajdi Bitrit, të cilët u mblodhën në kortezh në portin e Ankonës.

I pranishëm ishte edhe vëllai Xhuliano, i cili me Klajdin do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të bëhet varrimi në ditët në vijim.

Kujtojmë se Klajdi Bitri u vra pa mëshirë nga një emigrant afrikan, ndërsa ndërhyri për të ndihmuar mikun e tij italian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.