LAJMI I FUNDIT

Dita e fundit e merkatos, Liverpool refuzon 175 milionë euro për Salah

16:07 - 01.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Liverpool ka refuzuar një ofertë prej 175 milionë eurosh (150 milionë paund) për Mohamed Salah nga skuadra e Ligës Pro-Saudite, Al Ittihad. Sulmuesi i Liverpool-it mbetet në listën e lojtarëve që Arabia Saudite dëshiron të nënshkruajë, por një çmim fillestar prej 100 milionë paundësh që më pas u rrit në 150 milionë paundë është refuzuar nga të kuqtë.




Ndërkohë që dritarja e transferimeve të Premier League mbyllet sot në orën 23:00, klubet saudite mund të bëjnë nënshkrime për gati një javë tjetër me mbylljen e dritares së tyre të transferimeve më 7 shtator. Ata ishin të gatshëm t’i paguanin Salah 1.5 milionë paundë në javë.

Te Liverpool nuk kanë qenë të gatshëm të shesin Salah, edhe për shumën e majme, teksa Klopp do kishte kohë deri në mbrëmjen e sotme për të gjetur një zëvendësues të denjë për yllin e ekipit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.