LAJMI I FUNDIT

Emri i ri në Kombëtaren kuqezi, reagon sulmuesi: Që nga dita e parë

13:30 - 01.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmuesi Mirlind Daku është përzgjedhur nga trajneri Silvinjo për qenë pjesë e Kombëtares kuqezi në ndeshjet me Çekinë dhe Poloninë.




Më herët ai ka luajtur për përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa për herë të parë do të jetë pjesë e Shqipërisë.

Futbollisti i emocionuar për këtë ftesë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Daku ka ndarë një foto të tijën në moshë të vogël teksa shihet veshur me një fanellë kuqezi me mbishkrimin: Since day one !!!!!  ( Që nga dita e parë !!!!!)

Kështu ai nënkupton se që në fëmijëri është ndjerë shqiptar dhe se gjithmonë ka dëshiruar të luajë për kombëtaren tonë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.