BLUETOOTH

Marrëdhënie s*ksuale me të huaj dhe ish-partnerë, çfarë kuptimi kanë ëndrrat për s*ksin dhe si duhet të veproni nëse shihni të tilla?

10:42 - 07.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ëndrrat për seksin janë shumë të ndryshe, e ndonjëherë më të çuditshme se ëndrrat që shohim zakonisht, duke na shkaktuar një konfuzitet mbi përmbajtjen e tyre dhe arsyet pse i shohim.




endrrat seksuale

Shpesh ëndrrat seksuale sipas studiuesve, mund të na lënë me një ndjenjë kënaqësie të madhe fizike, por edhe turp apo siklet të madh. Por, pavarësisht kësaj, na lindin pyetjet të tipit nëse na pëlqen vërtet shoku ynë më i mirë? Duam të bëjmë seks me të panjohur apo me ish-partnerin tonë?

Ëndrrat tona sipas Frojdit janë porta drejt të pandërgjegjshmes dhe shpesh zbulojnë frikën, bllokimet dhe historitë tonë personale të cilat ngurojmë ti pranojmë ashti siç janë.

Ëndrrat e dashurisë nuk mund të interpretohen në mënyrë të thatë dhe universale me një interpretim të vetëm. Interpretimi i ëndrrave varet kryesisht nga historia jonë personale, dhe ëndrrat dhe fantazitë seksuale nuk bëjnë përjashtim.

Nga ana tjetër, nuk duhet të anashkalojmë rolin e biologjisë. Një studim i publikuar në Journal of Sex Research zbuloi se gratë kanë më shumë ëndrra seksuale gjatë ovulacionit, me rreth 4% të ëndrrave që rezultojnë në orgazmë.

Megjithëse lëmshi i ëndrrave seksuale është shumë i ngatërruar dhe zbërthimi i tij është një çështje thjesht personale, megjithatë ka disa të dhëna më universale që zbulojnë disa ëndrra seksuale.

Seksi me të huaj, për shembull, mund të jetë një tregues i gjendjes së përgjithshme të dëshirës seksuale. Truri dërgon mesazhin se nevojat tuaja fizike nuk po plotësohen dhe se ndoshta duhet bërë diçka për këtë.

Gjithashtu seks me ish-partnerët shpesh nuk do të thotë që dëshironi të riktheheni në marrëdhënien tuaj të mëparshme, edhe pse kjo është gjëja e parë që do të mendoni. Pse atëherë e ëndërroni ish-in tuaj me një intimitet që është zhdukur prej kohësh? Ndoshta shpjegimi është thjesht se trurit tuaj i duhet pak kohë për të “rivendosur” dhe për të krijuar rrjete të reja për të angazhuar partnerin e ri romantik.

Ndërsa kthejmë kokën pas ëndrrave tona të dashurisë, mund të zbulojmë se mesazhet që na dërgojnë kanë të bëjnë më pak me seksin, por me çështje që duhen zgjidhur ose që duhet t’u kushtojmë më shumë vëmendje.

Në çdo rast mos u përpiqni të analizoni gjithçka, besojini instinkteve tuaja dhe nëse mund të veproni bëjeni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.