AKTUALITET

14 viktima nga përmbytjet në Greqi, gjenden të vdekur nënë e bir të cilët rezultonin të zhdukur

15:49 - 10.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rritet bilanci tragjik pas përmbytjeve në Greqi pasi nëna e zhdukur dhe djali i saj u gjetën të vdekur në zonën e Metamorfosit në Kardicë.




Dy trupat e gjetur në Metamorfosi u transportuan me një varkë të zezë të tërhequr nga një traktor. Familjarët shpërthyen në lot sapo panë njerëzit e tyre të vdekur. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 88-vjeçare dhe djalin e saj 65-vjeçar të cilët rezultuan të zhdukur. Zjarrfikësit dhe oficerët e policisë i mbuluan trupat me batanije izotermale.

Një operacion shpëtimi në zonë ka nisur prej ditëve të mëparshme me katër varka dhe grupe vullnetare nga Selaniku, Chania dhe Athina, të cilat grupe e nisën operacionin nga fshati Vlochos, që ndodhet 3 kilometra nga Metamorfosi.

Mëngjesin e së dielës u gjet edhe një 58-vjeçar i zhdukur nga Agios Dimitrios. Personi figuronte i zhdukur që prej ditës së djeshme, më 9 shtator. Ai u pikas sot nga një dron midis zonave të Agios Dimitrios dhe Petrino. Ditën e djeshme në zonën detare të Turkonerit në Evia u gjet trupi i një burri, i cili u identifikua si një 77-vjeçar i zhdukur për shkak të motit të keq nga zona e Paltsit të Pelionit.

Sipas Mbrojtjes Civile, më 5 shtator një 42-vjeçar u gjet i vdekur në Agia Aikaterini Volos, më 7 shtator dy austriakë (ndoshta çift, mosha e panjohur) në Potistika Pelion. Më 9 shtator, një burrë u gjet midis vendbanimeve Agios Dimitrios dhe Petrino Karditsa. Në të njëjtën ditë, dy persona (një grua 85-vjeçare dhe djali i saj 65-vjeçar) janë gjetur në zonën e Metamorfosit të Karditës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.