Një 43-vjeç shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi është kapur me lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis.
Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se 43-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Gentian Abazi, u kap me 2 kg e 500 gram kokainë, 3 kg e 430 gram kanabis të papërpunuar, pajisje për përpunimin e drogës, materiale ambalazhimi dhe peshore precize elektronike.
Mësohet se shqiptari akuzohet si kreu i një bande famëkeqe të shitjes së kokainës, ndërsa ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga autoritetet helene me 10 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë.
Abazi akuzohet si i përfshirë në plot 60 raste të shitjes dhe blerjes së kokainës.
Shfaq Komentet (0)