Kronikë

VIDEO/ Vendoste baste sportive dhe organizonte lojëra fati, e pëson keq pronari i lokalit në Tiranë

11:19 - 20.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka goditur 2 raste të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit, në 2 lokale në kryeqytet.




Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një person, pronar i një lokali, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas.

“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale A. M. dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale A. K. dhe  L. M., të tre banues në Tiranë”, njofton policia.

Po ashtu mësohet se nga godita e një rasti tjetër në kryeqytet, në ambientet e një lokali në rrugën “Nikolla Jorgo”, në pronësi të shtetasit me iniciale A. Z., u shpall në kërkim ky i fudnit dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin me iniciale R. K.

Policia raporton se në dy lokale janë sekuestruar 3 kompjuterë që shërbenin për lojëra fati (slot machine), 1 kompjuter, 1 laptop, 1 tablet dhe 1 aparat celular.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Black Daën”.

Goditen 2 raste të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit, në 2 lokale.

Kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga pronari i lokalit. Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë.

Shpallet në kërkim pronari i një lokali tjetër, pasi ushtronte të njëjtën veprimtari të paligjshme, në lokalin e tij. Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohen 3 kompjuterë që shërbenin për lojëra fati (slot machine), 1 kompjuter, 1 laptop, 1 tablet dhe 1 aparat celular.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, pas informacioneve të siguruara se dy shtetas kishin vënë në dispozicion lokalet e tyre, për organizimin e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Black Daën”, si rezultat i të cilit janë goditur 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit A. M., në Rrugën e Durrësit, të cilin ky shtetas e kishte vendosur në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara, u gjetën dhe sekuestruan, pajisje elektronike (një laptop, një tablet), të cilat shërbenin për vënien e basteve sportive dhe shpërndarjen e userave (llogarive) po për vënien e basteve tek persona të tjerë. Gjatë kontrollit të aparateve celulare të shtetasve A. K. dhe L. M., u gjetën të hapura, faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., L. M., të tre banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në rrugën “Nikolla Jorgo”, në pronësi të shtetasit A. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 kompjuterë (slot machine), që shërbenin për lojëra fati. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi A. Z. dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin R. K.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.