AKTUALITET

U kap befasisht afër banesës, 600 policë të angazhuar, si u arrestua autori i plagosjes së efektivit të Shqiponjave (Detajet)

20:29 - 21.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Klered Bozhanaj, i cili plagosi me armë zjarri efektivin e policisë Edlir Alleshi në Tiranë.




Gazetari Igli Çelmeta thotë se për arrestimin e Bozhanajt janë angazhuar 600 efektivë policie, ndërsa shtoi se autori u kap befasisht pranë banesë së tij, pa bërë rezistencë.

“Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e djeshme. Arrestimi është bërë në afërsi të banesës së tij në rrugën “Hysen Dura”. Policia ka sekuestruar dhe një armë zjarri që ai kishte me vete. Për arrestimin e tij janë angazhuar 600 policë në terren. Efektivi i plagosur dje kreu një operacion dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, tha gazetari.

Njoftimi i policise

Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:

Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.