Kryesore

SPAK kërkoi marrje në pyetje Shkëlzen Berishës, ish-kryeministri tregon a do shkojë i biri për të dëshmuar: E kam bërë të qartë se…

13:02 - 22.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se djali i tij Shkëlzen Berisha do të shkojë në çdo kohë për të dëshmuar në SPAK për dosjen “Gërdeci”, pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion kërkoi marrjen e tij në pyetje. 




“Nuk mund të ketë asnjë hezitimi dhe pengesë për çdo lloj hetimi”, u shpreh Berisha, por theksoi se “edhe 100 vite po të hetojnë do të gjejnë 0 lidhje aty, por për ta thirrur kur të duan”.

Sali Berisha: Në çdo kohë, ua kam bërë të qartë se nuk mund të ketë asnjë hezitimi dhe pengesë për çdo lloj hetimi. Nëse unë mbaj qëndrime e denoncime i bëj për interesin publik, jo për qëllim tjetër. Mbështes me gjithë fuqinë time çdo përpjekje për zbatimin e ligjit.

Por aty ka kriminelë, kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasësit. Cilido të thërrasë do shkojë të japë përgjigje për çdo gjë, por nëse ngre objeksion.

Edhe 100 vite po të hetojnë do të gjejnë 0 lidhje aty, por për ta thirrur kur të duan.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.