AKTUALITET

Tullumbacja me oksid azoti/ Balla: Substanca narkotike që po kthehet në trend tek të rinjtë! Do konsultohemi me ekspertët për klasifikimin e rreziqeve

12:34 - 22.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga seanca e Kuvendit e mbajtur një ditë më parë, ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se do të çojë në Parlament çështjen e përdorimit masiv të tullumbaces me oksid azoti nga të rinjtë, për ta klasifikuar si lëndë të palejuar. 




Ditën e sotme lajmëroi se Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kësaj substance në Shqipëri.

 Përmes një postimi në Facebook, Balla lajmëron se tanimë Policia e Shtetit do të bashkëpunojë me Prokurorinë “për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e risqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve.”

Reagim i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë, përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri. Sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kësaj substance në Shqipëri (jo për qëllime mjekësore).

Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e risqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve.

THIRRJA NE KUVEND

Një ditë më parë, Balla i kërkoi Policisë të identifikojë të gjitha lëndët narkotike, edhe ato që në legjislacion nuk klasifikohen si të tilla.

“Dua të informoj Kuvendin se i kam kërkuar policisë të identifikojë të gjitha lëndët narkotike, por edhe ato që në legjislacion nuk janë të tilla por që janë kthyer në varësi tek fëmijët.

As rast në fjalë i nderuar deputet nuk po tolerohet. Policia po e bazon veprimin e vet në mungesë të legjislacionit që do e sjellin shumë shpejt në Kuvend për ta klasifikuar këtë formë të oksidit të azotit në një lëndë të palejuar, edhe pse ligji e ka lejuar. Ka hyrë në Shqipëri duke paguar edhe doganën.

Duhet vendosur nën kontrollin e shtetit për mënyrën e përdorimit të saj, Është përdorur në klinika dentare për fëmijët e vegjël për të bërë ndërhyrje.

Ta çojmë të gjithë së bashku këtë paketë të sigurisë në shkolla. I rrezikohet të rinjve një e ardhme e mirë.”, tha ministri nga Kuvendi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.